David Beckham rrezikoi të humbiste lindjen e djalit për një arsye mjaft të çuditshme!

vovalbania October 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
David Beckham rrezikoi të humbiste lindjen e djalit për një arsye mjaft të çuditshme!

David dhe Victoria Beckham po ndajnë me fansat e tyre shumë informacion për martesën e tyre përmes dokumentarit të ri të Netflix që u shfaq premierë më 4 tetor. Seriali me katër episode me titull Beckham ndjek jetën dhe karrierën e ish-yllit të futbollit.

Ndër ato që u zbuluan ishte se si ata e përjetuan pabesinë e përfolur të David Beckham dhe kur ai i dha përparësi familjes së tij mbi karrierën.

Victoria Beckham zbuloi se Davidi për pak e humbi lindjen e djalit të tij Cruz në vitin 2005. Arsyeja ishte një set fotografik që ai bëri me yjet më të mëdhenj në botë që nuk janë askush tjetër përveç Jennifer Lopez dhe Beyonce.

“Unë isha në shtrat. A po tallesh me mua? Ti kishe një set fotografik me Jennifer Lopez, e cila është e mrekullueshme dhe nuk është gati të lindë,” kujton Victoria Beckham.

Rikujtojmë se, për herë të parë ish-futbollisti, David Beckham dhe bashkëshortja e tij Victoria kanë folur për tradhtinë e supozuar të yllit të futbollit, që bëri bujë në media disa vite më parë. Ata thanë se e gjithë bota ishtë kundra nesh dhe ne kundër njëri-tjetrit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE