Ministrat e Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit, samit në Tiranë!

vovalbania October 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ministrat e Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit, samit në Tiranë!

Janë 24 delegacione nga vendet anëtare të Procesit të Berlinit e që sot do të mblidhen në Tiranë, në kuadër të takimit të ministrave të Punëve të Jashtme, një takim i cili i paraprin samitit të Procesit të Berlinit e që do të mbahet po në Tiranë më 16 tetor.

Sipas njoftimit zyrtar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, takimi do të drejtohet nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Në të do të marrin pjesë: Komisioneri për Zgjerimin i Komisionit Europian, Oliver Varhelyi, përfaqësuesja e EAS, Angelina Eichhorst; ministrat e Jashtëm të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë e Bosnjë-Hercegovinës, si dhe të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit si Gjermania, Austria, Greqia, Hungaria etj.

Pjesë e Procesit të Berlinit janë edhe RCC dhe RYCO. Takimi do të ketë dy sesione që është menduar të jenë të mbyllura dhe në fund, shefi i diplomacisë shqiptare Hasani, ministrja gjermane Baerbock e komisioneri Varhelyi do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Referuar njoftimit zyrtar të MEPJ-së, linjat kryesore të Ministerialit do të jenë: forcimi i dimensionit rajonal, nënvizimi i rëndësisë së veçante të këtij procesi në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian, përforcimi i angazhimit lidhur me Tregun e Përbashkët Rajonal, katër lirive themelore, Agjendës së Gjelbër dhe atë Digjitale, përafrimi me Tregun Unik të Bashkimit Europian, ruajtja e momentit rivitalizues të arritur në samitin e vjetshëm në Berlin, zbatimi i marrëveshjeve të lëvizshmërisë, forcimi i marrëdhënieve ndërmjet shteteve të rajonit, si dhe përshpejtimi i integrimit europian.

Shqipëria ndodhet në përgatitjet e fundit të Samitit të Liderëve të Procesit të Berlinit, që për herë të parë zhvillohet në Tiranë, jashtë kufijve të BE-së. Kryeministri Rama solli në vëmendje këtë ngjarje të rëndësishme me pjesëmarrjen e 6 kryeministrave të rajonit. Rama tha se konfirmuan praninë Presidenti i Francës dhe Kancelari i Gjermanisë, Presidentja e Komisionit Europian, si edhe një sërë kryeministrash të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48893 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE