Në këtë vend të rriturve u rekomandohet të flenë të paktën 6 orë në ditë…

vovalbania October 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në këtë vend të rriturve u rekomandohet të flenë të paktën 6 orë në ditë…

Qeveria në Japoni rekomandoi se të rriturit që kanë probleme me pagjumësinë duhet të flenë të paktën 6 orë në ditë. Në hulumtimin e Ministrisë së Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies u zbulua se 37.5% e meshkujve dhe 40.6% e grave në të gjithë vendin flenë mesatarisht më pak se 6 orë në ditë. Ndërkaq, koha e gjumit të rekomanduar tregon ndryshim sipas grupmoshave.

Sipas kësaj për grupmoshën 1-2 vjeç rekomandohet 11-14 orë gjumë ndërsa 10-13 orë për grupmoshën 3-5 vjeç. Për nxënësit e shkollës fillore 9-12 orë, për nxënësit e shkollës së mesme dhe ato universitarë 8-10 orë. Rikujtojmë, se në hulumtimin e vitit 2021 të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) u zbulua se qytetarët në të gjithë Japoninë flinin mesatarisht 7 orë e 22 minuta. Kjo normë ishte koha më e shkurtër e gjumit në mesin e 33 vendeve. Sipas ekspertëve ata që flenë 7 orë në ditë kanë më pak gjasa të vuajnë nga sëmundje të tilla si depresioni, kanceri dhe rrahjet e zemrës.

Ndërkaq, skizofrenia konsiderohet një çrregullim serioz psikiatrik që përkeqësohet me kalimin e kohës.  Sipas klinikës Mayo, ka disa simptoma që mund të tregojnë se një person vuan nga skizofrenia, por njëra konsiderohet si shenja e parë paralajmëruese, sepse zakonisht shfaqet disa vite para diagnozës përfundimtare. Bëhet fjalë për pagjumësinë. Mjekët shpjegojnë se problemet e gjumit si pagjumësia ose zgjimi i vazhdueshëm gjatë natës i paraprijnë të gjitha simptomave të tjera të skizofrenisë, megjithëse shumë njerëz i injorojnë ato për vite me radhë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51043 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE