Pas një pauze të shkurtër, Loredana publikon këngën e saj të re!

vovalbania October 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas një pauze të shkurtër, Loredana publikon këngën e saj të re!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera.

Lori ka qenë gjithmonë shumë e përfolur edhe për jetën e tij personale. Përmendim këtu historinë e saj me Mozzik, ndarjet, ribashkimet, ‘thumbat’ në rrjete sociale e dedikimet plot dashuri. Pas ndarjes përfundimtare, bukuroshja shpesh është përfolur për romanca të reja, por duket se këtë herë çdo gjë është zyrtare. Së fundmi me anë të disa fotove shumë romantike, ajo pranoi hapur lidhjen e saj më të re me futbollistin Karim Adeyemi të Borussia Dortmund.

Projektet muzikore të reperes kohët e fundit kanë qenë të pakta dhe gjatë verës nuk pati këngë të reja apo bashkëpunime me artistë të tjerë ashtu siç jemi mësuar ta shohim Loredanën. Ama pas 3 muajsh nga kënga e saj më e fundit, Loredana ka publikuar “ON TOP” dhe shpresojmë që shumë shpejt të publikoj edhe projekte të tjera.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Modus Mio (@modusmio)

Skuadra e Borussia Dortmund nuk e ka nisur mirë sezonin e ri të Bundesligës.Pas pesë ndeshjesh është në vendin e gjashtë me tri fitore dhe dy barazime. Me një performancë të dobët në fushë u shqua Karim Adeyemi, sulmuesi i cili duhet ta udhëheqë në sulm skuadrën e Edin Terzic. 21-vjeçari ende nuk ka shënuar asnjë gol, nuk ka asistime dhe ka gjuajtur vetëm dy herë në portë në pesë ndeshje. Terzic nuk kishte zgjidhje tjetër veçse ta linte në stol, madje komentoi negativisht për formën e tij në një nga konferencat për shtyp. Nga ana tjetër gazeta gjermane ‘Bild’ ka fajësuar lidhjen e tij me Loredanën për gjendjen jo të mirë të futbollistit në fushë.  Sipas tyre romanca po e largon atë nga futbolli dhe stërvitjet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49403 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE