Amerikë-Gjermani të vendosura në vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën!

vovalbania October 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Amerikë-Gjermani të vendosura në vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën!

Në Shtëpinë e Bardhë ku pati një takim me homologun amerikan, Joe Biden, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier tha se “Berlini dhe Uashingtoni janë të vendosur në mbështetjen e tyre për Ukrainën”. Ndërkohë, lufta ruse atje vijon prej muajit shkurt të vitit të kaluar.

Kryetari i shtetit gjerman deklaroi:

Në bisedimet që patëm, presidenti Joe Biden, sërish më siguroi se ne mund të mbështetemi tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për këtë arsye ishte e rëndësishme për presidentin Biden, si edhe për mua që të dërgojmë këtë sinjal së bashku. Ne do të vazhdojmë mbështetjen për Ukrainën në luftën e saj për liri dhe demokraci.

Ky ishte takimi i parë ndërmjet dy presidentëve të Amerikës e Gjermanisë dhe erdhi mes shqetësimeve në rritje për qëndrueshmërinë e mbështetjes perëndimore për luftën e Ukrainës kundër agresionit rus.

Kreu demokrat i Shtëpisë së Bardhë, Biden po përballet me një kundërshtim në rritje nga republikanët e Kongresit Amerikan ndaj përpjekjeve të tij për të vazhduar ndihmën për Ukrainën, në prag të fillimit të fushatës presidenciale në Shtetet e Bashkuara për zgjedhjet e nëntorit të vitit të ardhshëm. Deri më tani, Shtetet e Bashkuara kanë qenë kontribuesit më të mëdhenj të ndihmës ushtarake të Perëndimit për Kievin.

Ndërkohë në Gjermani, kancelari Olaf Scholz po iu reziston thirrjeve në rritje për të furnizuar Ukrainën me raketa me vetëdrejtim “Taurus” e që shumë analistë thonë se të tilla zhvillime po i ngjajnë debatit të fundit mbi pajisjen e Ukrainës me tanket “Leopard”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50107 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE