“Do shaj Albanon”- Julian Deda e ka të qartë se si do të tërheqë vëmendjen në puntatën e parë të emisionit të tij të ri!

vovalbania October 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Do shaj Albanon”- Julian Deda e ka të qartë se si do të tërheqë vëmendjen në puntatën e parë të emisionit të tij të ri!

Me mbylljen e “Klanifornias”, Julian Deda duket se ka vendosur të nis një eksperiencë të re në televizion.

Komediani, sic ka bërë me dije nëpërmjet një postimi në Instagram, do të nisë një emision të vetin në Syri Tv.

Në postimin e Julit në Instagram, mes shumë urimeve nga miq e kolegë ka tërhequr vëmendjen një koment i bërë nga Visjan Ukcenaj.

Ky i fundit ka vendosur t’i japë një këshillë Dedës, duke i lënë porosi të “mos shajë njeri” në puntatën e parë, teksa i referohet nisjes së programit të ri të Albano Bogdos.

Kështu, referuar asaj cka ndodhi me ish-kolegun e tyre, Visjani e këshillon Julianin që të mos ndjekë shembullin e tij ndërkohë që shkodrani ja kthen batutën duke thënë “do shaj Albanon”.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49617 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE