Keni sobë me dru ose oxhak në shtëpi?! Atëherë jeni në artikullin e duhur!

vovalbania October 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Keni sobë me dru ose oxhak në shtëpi?! Atëherë jeni në artikullin e duhur!

Sipas një studimi amerikan, përdorimi i sobës me dru ose oxhakut rrit me 43% rrezikun e zhvillimit të kancerit të mushkërive tek gratë. Studimi zbuloi se njerëzit që përdornin ngrohje me dru më shumë se 30 ditë në vit kishin 68% rritje të rrezikut të zhvillimit të kancerit të mushkërive krahasuar me njerëzit e tjerë. Rezultatet vijnë nga “Sister Study” i cili gjurmoi për 11 vjet shëndetin e 50,000 grave amerikane që kishin motra me kancer në gji.

“Sister Study u krijua për të kuptuar më mirë faktorët e rrezikut gjenetik dhe mjedisor për kancerin e gjirit, por ai gjithashtu analizoi edhe faktorët e tjerë,”-tha Dr.Suril Mehta nga Instituti i Shkencave të Shëndetit Mjedisor në SHBA.

Në tetor të vitit 2006, Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin e klasifikoi tymin e drurit si kancerogjen për njerëzit. Një tjetër studim ndërkombëtar i vitit 2010 zbuloi rritje të rrezikut të kancerit të mushkërive tek njerëzit që përdornin ngrohje me dru dhe qymyr krahasuar me ata që nuk e përdornin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50828 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE