Biden drejt transferimit të rëndësishëm të armëve në Izrael!

vovalbania October 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Biden drejt transferimit të rëndësishëm të armëve në Izrael!

Administrata e Presidentit SHBA-së, Joe Biden, mund të autorizojë një transferim të konsiderueshëm të armëve në Izrael, të cilat janë të destinuara për konflikte në Lindjen e Mesme, por që Uashingtoni e ka autorizuar Izraelin t’i përdorë vetëm në raste urgjente.

Këtë e raporton Politico, duke cituar disa burime, sipas të cilave pavarësisht furnizimeve të Ukrainës kundër Rusisë, Shtetet e Bashkuara kanë ende furnizimet e nevojshme për Izraelin.

Të njëjtat burime saktësojnë se ndihma ushtarake për Izraelin nuk do të ketë ndikim në furnizimin e Ukrainës me armë pasi të dy vendet përdorin sisteme të ndryshme.

Ndërkaq Polonia do të dërgojë avionë ushtarakë të forcave ajrore për të evakuuar qytetarët e saj nga Izraeli, lajmëroi presidenti Andrzej Duda në një postim në platformën “X” ditën e sotme, raporton CNN.

“Ushtarët nga forcat tona speciale do të sigurojnë mbrojtjen, ngarkimin dhe sigurinë në bord. Ne po punojmë që të gjithë bashkatdhetarët tanë të kthehen të sigurt në shtëpi”, shkroi Duda.

Militantët palestinezë të Hamasit sulmuan papritur Izraelin nga Rripi i Gazës më 7 tetor, gjë që nxiti reagimin e menjëhershëm të ushtrisë izraelite me sulme ajrore. Zyrtarët në Izrael raportuan për më shumë se 600 njerëz të vrarë, ndërsa ata në Rripin e Gazës thanë se së paku 370 veta janë vrarë dhe mbi 2.000 të tjerë janë plagosur në konfliktin që vazhdon. Ndërkohë kabineti qeveritar në Izrael ka shpallur zyrtarisht gjendjen e luftës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49413 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE