Pamje apokaliptike nga Gaza, avionët ushtarakë izraelitë rrafshojnë pallatet! (Video)

vovalbania October 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pamje apokaliptike nga Gaza, avionët ushtarakë izraelitë rrafshojnë pallatet! (Video)

BBC ka publikuar një video ku tregohet shkalla e shkatërrimit pas sulmeve ajrore izraelite në Gaza.

Një xhami shihet e shkatërruar në Khan Yunis, në Rripin jugor të Gazës, ndërsa disa ndërtesa të mëdha shihen gjithashtu të jenë kthyer në rrënoja në qytetin e Gazës.

Prej dy ditësh, Izraeli është në flakë nga sulmet e dirigjuara nga militantët e Hamasit nga Palestina. Deri më tani janë 700 izraelitë të vrarë, mbi 2000 të plagosur dhe 100 pengje. Nga ana tjetër nga sulmet hakmarrëse izraelite në Rripin e Gazës raportohet se janë vrarë 370 palestinezë dhe 2200 të plagosur.

E ndërsa vijojnë luftimet në jug të Izraelit me militantët e Hamasit, në 22 lokacione të Izraelit, ushtria ka ndërmarrë operacionin “Shpatat e hekurta” kundër Hamasit në Rripin e Gazës. Rreth qyteteve izraelite në kufirin me Rripin, Ashkelon dhe Sderot, dhjetëra tanke dhe trupa kanë mbërritur gati për t’u përgjigjur pas sulmeve të së shtunës, (7 tetor 2023) nga Hamasi që lëshuan rreth 5 mijë raketa dhe morën dhjetëra civilë peng. Këtë e dëshmojnë  videot e shpërndara në rrjetet sociale.  Qeveria e Izraelit ka aktivizuar nenin 40 të Kushtetutës izraelite, i cili do të thotë shpallje lufte.  Ky nen është rikthyer për herë të parë që nga Lufta e Yom Kipur në tetor 1973. E thënë thjesht, rikthimi i nenit do të thotë se ushtria izraelite ka liri të plotë për “operacione ushtarake në shkallë të gjerë” dhe duhet të raportojë vetëm tek lidershipi politik.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49403 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE