Lufta e Izraelit, Egjipti: I paralajmëruam për Gazën, nuk ka dëgjuan!

vovalbania October 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lufta e Izraelit, Egjipti: I paralajmëruam për Gazën, nuk ka dëgjuan!

Zhvillime të ethshme nga lufta e pafundme Izrael-Palestinë. Ndërsa ushtria izraelite po përgatitet për një operacion të gjerë tokësor në Gaza në 24-48 orë, raportohen shpërthime të forta në Jeruzalem. Deri tani bilancet e viktimave nuk ndryshojnë: 700 në radhët e izraelitëve e rreth 500 mes palestinezëve. Me mijëra janë të lënduarit, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë. Izraeli po përgatitet për t’i dhënë një goditje të fortë Hamasit.

Gjithçka e ka pikënisjen në orët e para të 7 tetorit kur grupi militant palestinez hodhi mbi 5 mijë raketa drejt jugut e qendrës së Izraelit, ndërsa militantë të Hamasit e Xhihadit Islamik hynë në territorin izraelit dhe kryen masakra e mbajnë peng 100 vetë.

Sulmi palestinez u përshkrua si i beftë. Për Iranin që mohon përfshirjen, por mbështet Palestinën, kjo tregon dështimin e shërbimeve izraelite të sigurisë ndërsa mësohet se Egjipti njoftoi Izraelin për zhvillimet që po ndodhin, por nuk u dëgjua. Një zyrtar i Inteligjencës egjiptiane tha se vazhdimisht foli me izraelitët për “diçka të madhe”, që do të vinte.

Por, izraelitët u përqendruan te Bregu Perëndimor duke minimizuar rrezikun që vinte nga Gaza, territor që kontrollohet nga Hamasi, prej vitesh i bllokuar nga shteti hebraik.

I paralajmëruam se po ndodhte një shpërthim i situatës e madje shumë shpejt dhe se do të ishte i madh. Por, i nënvlerësuan këto paralajmërime.

Më shumë se 123 mijë palestinezë në Rripin e Gazës janë zhvendosur brenda vendit pas sulmeve ajrore hakmarrëse të Izraelit në enklavën bregdetare. Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare njofton:

Njerëzit janë larguar nga frika e sigurisë ose sepse shtëpitë e tyre janë shkatërruar.

Ministria e Punëve Publike dhe Strehimit të Gazës ka thënë se 159 njësi banimi janë shkatërruar, ndërsa 1 mijë e 210 janë dëmtuar rëndë në fushatën izraelite.

Po ashtu, sulmet ajrore izraelite shkaktuan dëme në infrastrukturën e ujit e të kanalizimeve për më shumë se 400 mijë njerëz, si dhe në disa objekte shëndetësore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50438 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE