Olta ka diçka për të thënë para premierës së “Në Kuadër të Dashurisë”!

vovalbania October 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Olta ka diçka për të thënë para premierës së “Në Kuadër të Dashurisë”!

Pritjes së madhe i ka ardhur fundi pasi sot do të transmetohet premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë”, me dy protagonistët, Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari.

Kjo e fundit ka thënë dy fjalë pak para eventit. Në një postim në Instagram, aktorja shkruan:

“Sot është festë. Ka ngado ngjyra, prozhektor, shkëlqim, xixa.

Dhe pas tyre ka gjithmonë njerëz, njerëz të palodhur. Njerëz që e duan punën dhe duan të krijojnë gjëra të bukura. Njerëz të cilëve u jam falenderuese që së pari më bën pjesë të këtij projekti dhe së dyti që së bashku me mua e shndërruam në një nga më të bukurit e karrierës time. Faleminderit.

Një përqafim shumë të madh për të gjithë koleget e mi në film! Suksese dhe qëllofshim.

“.. dashuria është përgjigjja.” Shijojeni filmin!”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49018 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE