Dea për Luizin: “Më ofendoi përsëri në xhirimet e filmit, nuk i flas më kurrë!”

vovalbania October 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dea për Luizin: “Më ofendoi përsëri në xhirimet e filmit, nuk i flas më kurrë!”

Marrëdhënia mes Luiz Ejllit dhe Dea Mishel nuk ka qenë aspak e mirë gjatë kohës që ata ishin pjesë e “Big Brother VIP”.

Përplasjet mes tyre nuk ishin vetëm në “kuadër të lojës”, pasi pas përfundimit të programit, thumbat mes tyre vazhdonin ende.

Kujtojmë se pak kohë më parë, Luizi iu drejtua Deas me vargjet e këngës “kush na ka inat iu q*** nona” gjatë një koncerti të tij.

E duket se marrëdhënien mes tyre nuk e kanë ndrequr as xhirimet e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ku marrin pjesë të dy.

Në një intervistë të shkurtër gjatë premierës, Dea u shpreh se nuk ka patur skena xhirimi me Luizin dhe se nuk i ka folur fare që pas ndodhisë ku i ofendoi familjen në koncert.

Ama, ajo shtoi se kanë patur mundësi komunikimi gjatë xhirimeve por Luizi i ishte drejtuar me fjalët: “unë të shaj prapë po të dua“, e kështu Dea ka vendosur mos t’i flasë më kurrë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50259 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE