Olta Gixhari rrëfen ndjesitë e saj në lidhje me filmin “Në Kuadër të Dashurisë”!

vovalbania October 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Olta Gixhari rrëfen ndjesitë e saj në lidhje me filmin “Në Kuadër të Dashurisë”!

Ashtu siç tanimë është mësuar nga të gjithë, sot është premiera e madhe e “Në kuadër të dashurisë”. Ky film aq i shumëpritur nga publiku dhe aq i komentuar përgjatë muajve të fundit, do të shfaqet sot për herë të parë në Pallatin e Kongreseve. “Në kuadër të dashurisë” përmban një kast të mahnitshëm aktorësh dhe personazhesh shumë të dashur për audiencën e gjerë.

Në këto momente po zhvillohet tapeti i kuq në Pallatin e Kongreseve aty dhe ku 2100 persona bashkë me kastin e aktorëve do të shohin së bashku filmin. Vetëm pak më parë ka arritur në tapetin e kuq protagonistja kryesore e këtij, Olta Gixhari për të shprehur emocionet e kësaj nate:

Çfarë do të thotë ky film për ty si një aktore që ke një karrierë artistike?

E para ka nisur një etapë e re për Top Channel edhe për ne si aktorë. Ky Tapet i Kuq sot, organizimi kaq i madh, ky marketing gjigand tregon shumë dhe realisht ka hapur dyer të reja për të gjithë ne. Uroj shumë që ne të jemi në lartësinë e këtij marketingu, uroj shumë që filmi të pëlqehet, uroj që ne të pëlqehemi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51124 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE