Viti kur Inteligjenca Artificale do të kalojë nivelet njerëzore, flet eksperti nga SHBA!

vovalbania October 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Viti kur Inteligjenca Artificale do të kalojë nivelet njerëzore, flet eksperti nga SHBA!

Të shumta janë teoritë mbi jetën e përtejme. Ekspertë në SHBA të cilët merren me studimin e jetës së njeriut, thonë se shkenca do të përparojë aq shumë sa njerëzit do të sigurojnë përjetësinë, jo më larg se brenda dekadës së ardhshme. Ray Kurzweil, futurist, thotë se ka parashikuar gjëra të jashtëzakonshme për vitet që vijnë. Një deklaratë e mëparshme e tij për avancimin e kompjuterëve në fakt rezultoi e vërtetë. Ai ka thënë gjithashtu para shumë vitesh se telefonat celularë do jenë e ardhmja e botës.

Kurzweil ka bërë edhe disa parashikime kur bëhet fjalë për inteligjencën. Ai mendon se AI do të jetë në gjendje të mposhtë ‘Testin Turing’, i cili tregon nëse makinat mund të shfaqin sjellje inteligjente ‘si njeriu’, përpara vitit 2030. Megjithatë, parashikimi i tij i fundit përqendrohet rreth idesë së pavdekshmërisë.

2029 është viti kur Inteligjenca Artificale do të kalojë nivelet njerëzore. Në 2045-ën, AI e sotme do të jetë një miliard herë më efektive.

Kurzweil beson se nanobotët do të jenë në gjendje t’i kontrollojnë trupin e njeriut dhe të ngarkojnë tek ai, mendime e kujtime të reja. Ndërkaq, edhe shefi ekzekutiv i SoftBank, Masayoshi Son, beson se inteligjenca e përgjithshme artificiale (AGI) e cila tejkalon inteligjencën njerëzore pothuajse në të gjitha fushat, do të realizohet brenda 10 viteve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51213 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE