Komisioni Europian: Kujdes për fondet e Territoreve Palestineze!

vovalbania October 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Komisioni Europian: Kujdes për fondet e Territoreve Palestineze!

Bashkimi Europian thotë se mbështetja e tij humanitare për popullin palestinez nuk është në diskutim, por mendon se ndihma financiare për Territoret Palestineze duhet parë me kujdes. Qëndrimin e shprehu presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ndërsa në Izrael luftohet kundët grupit militant palestinez, Hamas që më 7 tetor sulmoi shtetin hebraik. Von der Leyen theksoi: “Financimi i BE-së nuk ka shkuar dhe kurrë nuk do të shkojë për Hamasin apo ndonjë entitet tjetër terrorist. Hamasi kreu terrorizëm dhe një akt lufte”.

Policia Kufitare e Izraelit vrau dy palestinezë në lindjen e aneksuar të Jerusalemit, pasi hodhën fishekzjarrë dhe gurë në drejtim të oficerëve. Ngjarja ndodhi në lagjen Silwan kur oficerët po patrullonin në zonë. Policia izraelite po vepron me gusht të hekurt ndërsa vendi ka shpallur gjendjen e luftës prej fundjavës së kaluar.

Izraeli vazhdon bombardimet e pareshtura në Gaza duke vrarë të paktën 30 persona. Në mëngjes, ushtria njoftoi se avionët e saj luftarakë goditën më shumë se 200 shënjestra në një lagje të qytetit, pas informacioneve se janë shfrytëzuar nga Hamasi për të nisur sulmet masive dhe befasuese të fundjavës që lamë pas.

Një zëdhënës i Hamasit në Gaza konfirmoi vrasjen e të paktën 30 personave si pasojë e sulmeve ajrore izraelite gjatë natës. Eshtë rritur në 950 totali i viktimave e në 5 mijë i të plagosurve në enkllavën e mbipopulluar bregdetare dhe që prej 2007-ës qeveriset nga grupi militant palestinez që më 7 tetor ndërmori sulmet masive kundër Izraelit duke bërë që shteti hebraik të shpallte luftë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50889 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE