Aldor Dore vjen me projektin e tij të parë, bashkë me të edhe suksesi në industrinë muzikore!

vovalbania October 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aldor Dore vjen me projektin e tij të parë, bashkë me të edhe suksesi në industrinë muzikore!

I ftuar në emisionin Lancio ka qenë Aldor Dore, një artist i ri në industrinë shqiptare, i cili ka publikar së fundmi projektin e tij të parë muzikor. Kënga e tij titullohet “Rastësisht”, e cila është bërë gjithashtu pjesë e “The Top List” falë votave e pëlqimit të dëgjuesve.

Çfarë ndjesie ka artisti për këtë sukses në karrierën e tij?

Ishte diçka që nuk e prisja. Në fakt, unë nuk e dija fare që kënga ime ishte futur në “The Top List” dhe nuk e dija që ishte lançuar. Kur një shok nga Zvicra më thotë që po dëgjohesh edhe në Zvicër. Ata kishin hapur radion dhe aty e mora vesh më pas që isha javën e parë i 90-ti në listë. Këtë javë u surprizova akoma edhe më shumë se javën e parë, sepse ishte një ngjitje goxha e konsiderueshme në klasifikim. Mbeta shumë i surprizuar dhe shumë i kënaqur.

Përse Aldori zgjodhi të publikojë “Rastësisht” si këngën e tij të parë?

Ne (shqiptarët) i kemi qejf të gjitha zhanret. I gjithë Ballkani pëlqen edhe të jetojë, edhe të vuajë. Ishte diçka që unë e kam menduar edhe me partneren time. E zgjodhëm këtë midis materialeve të tjera.

Përse ky titull dhe a beson Aldori në rastësi?

Unë besoj që shprehjet nuk dalin kot. “Rastësisht” u vendos titulli, sepse nuk është se përdoret shpesh fjala, por mendova se ishte përmbledhja më e mirë e fabulës së këngës. Unë besoj në rastësi dhe besoj se rastësistë mund të ndryshojnë shumë gjëra.

Sipas Aldor Dore, përse shumë artistë të rinj janë skeptikë për tu bërë pjesë dhe disa të tjerë po dorëhiqen nga bota e muzikës?

Duke filluar nga pjesa që njeriu duhet të punojë dhe të fitojë të ardhura. Në momentin që është e vështirë, do të thotë që hapësirat zvogëlohen për ty. Arti në vetvete nuk është garë, gjithkush ka vendin e vet. Mirëpo është shumë e vështirë të zësh një vend aty. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48812 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE