Për kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve, republikanët amerikanë propozojnë Steve Scalisen!

vovalbania October 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Për kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve, republikanët amerikanë propozojnë Steve Scalisen!

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve emëruan ligjvënësin Steve Scalise si kandidat për Kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve, një post që mbahejnga Kevin McCarthy, i shkarkuar me votim javën e kaluar. Emërimi u bë me një votim të fshehtë me dyer të mbyllura, gjatë të cilit republikanët vendosën në favor të Scalises, në garë me Jim Jordan, Kryetar i Komisionit për Gjyqësorin në Dhomën e Përfaqësuesve. 58-vjeçari Scalise pati mbështetjen e republikanëve e të elitave të partisë.

Ligjvënësi duhet të marrë miratimin e të gjithë Dhomës së Përfaqësuesve, ku republikanët kanë një shumicë të ngushtë 221 me 212. Kjo do të thotë se ata duhet të bashkohen në mbështetje të njërit kandidat për të arritur shumicën e thjeshtë që nevojitet për zgjedhjen e Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve.

Nuk është e qartë nëse mbështetësit e ligjvënësit Jordan do ta mbështesin Scalisen, megjithëse pas votimit me dyer të mbyllura, të dy deklaruan se do të mbështesin të emëruarin e Partisë Republikane.

McCarthy-t iu deshën 15 raunde votimi në janar për t’u bërë kryetar, ndërsa demokratët mbështetën plotësisht kandidatin e tyre, drejtuesin demokrat Hakeem Jeffries. Disa republikanë rezistuan deri kur McCarthy bëri disa lëshime të caktuara.

Ndër lëshimet ishte që t’i lejohej një anëtari të vetëm të paraqesë mocion mosbesimi për heqjen e kryetarit. Ligjvënësi republikan, Matt Gaetz paraqiti një mocion pasi McCarthy u mbështet tek votat e demokratëve për të shmangur një mbyllje të qeverisë amerikane. McCarthy u bë kryetari i parë i Dhomës së Përfaqësuesve që hiqet nga detyra me votim.

Vendi bosh i kryetarit ka ndalur punën në Dhomën e Përfaqësuesve, e cila përballet me një afat deri në mesin e nëntorit për të përfunduar një seri projektligjesh buxhetore ose në të kundërt të përballet sërish me mundësinë e mbylljes së qeverisë. Edhe ndihma për Ukrainën pret miratim.

Për më tepër, nevoja urgjente për një zgjidhje bazuar në zhvillimet e fundit në Izrael i ka shtyrë ligjvënësit republikanë të theksojnë nevojën e zgjedhjes me shpejtësi të një kryetari të Dhomës së Përfaqësuesve, gjë që do t’i mundësonte edhe rifillimin e punës.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE