“Edhe dy finale drejt ëndrrës Gjermani 2024”, Duka: Tetori më i bukur, nuk jemi në ëndërr; fitorja na përket neve!

vovalbania October 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Edhe dy finale drejt ëndrrës Gjermani 2024”, Duka: Tetori më i bukur, nuk jemi në ëndërr; fitorja na përket neve!

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka iu është bashkuar mesazheve për rezultatin magjepsës të kombëtares shqiptare, e cila mundi me rezultatin 3-0 Çekinë, duke bërë që të jetë më pranë Europianit.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Duka thekson se fitorja i përket djemve të kombëtares shqiptare, ndërsa thekson se ky është tetori më i bukur në këto 8 vite.

MESAZHI

Nuk jemi në ëndërr! Fitorja na përket NE. 3 pikët na përkasin NE. TRE GOLA i shënuam ne! Vendi i parë është i yni! Ky është padyshim tetori më i bukur i 8 viteve të fundit. Gjithmonë fatsjellës për ne. 8 vite më parë u kualifikuam në finalet e “EURO 2016” ndërsa sot jemi shumë pranë finaleve të Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’.
Çfarë emocionesh! Çfarë nate! Çfarë lojtarësh! Çfarë tifozerie! Kjo Kombëtare di vetëm të na lumturojë, të na mbushë sytë me lot gëzimi. Fjalët janë të pakta për të përshkruar fitoren e sotme. Çekia ishte kundërshtari më në formë i këtij grupi, por kjo Kombëtare është padyshim një tjetër nivel. E pakrahasueshme! E merituam plotësisht, ndaj le të këndojmë e të festojmë të gjithë bashkë sonte kudo ku ka shqiptarë. Edhe dy ndeshje kanë mbetur. Edhe dy finale drejt ëndrrës ‘Gjermani 2024’.
Faleminderit lojtarë, faleminderit stafi teknik. Një falënderim të veçantë meriton edhe tifozeria jonë për sjelljen e përkryer dhe për mbështetjen e pakursyer ndaj Kombëtares.
Shqipëri, sa fort të duam!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE