Loredana fajtore për performancën e tij të dobët në fushë? Karim Adayemi flet për herë të parë!

vovalbania October 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Loredana fajtore për performancën e tij të dobët në fushë? Karim Adayemi flet për herë të parë!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Së fundmi me anë të disa fotove shumë romantike, ajo pranoi hapur lidhjen e saj më të re me futbollistin Karim Adeyemi të Borussia Dortmund.

Skuadra e Borussia Dortmund nuk e ka nisur mirë sezonin e ri të Bundesligës. Me një performancë të dobët në fushë u shqua Karim Adeyemi, sulmuesi i cili duhet ta udhëheqë në sulm skuadrën e Edin Terzic. 21-vjeçari ende nuk ka shënuar asnjë gol, nuk ka asistime dhe ka gjuajtur vetëm dy herë në portë në pesë ndeshje. Terzic nuk kishte zgjidhje tjetër veçse ta linte në stol, madje komentoi negativisht për formën e tij në një nga konferencat për shtyp. Nga ana tjetër gazeta gjermane ‘Bild’ ka fajësuar lidhjen e tij me Loredanën për gjendjen jo të mirë të futbollistit në fushë.  Sipas tyre romanca po e largon atë nga futbolli dhe stërvitjet.

Futbollisti i njohur nuk do të nominohet për ndeshjet ndërkombëtare kundër SHBA-së dhe Meksikës. Së fundmi në një konferencë për shtyp Adeyemi ka dalë krah të dashurës së tij duke u shprehur:

Ka thjesht faza ku gjërat nuk funksionojnë. Tani kështu është për mua. Por ju dilni nga secila prej këtyre fazave. Unë po bëj çmos për të fituar një terren sa më shpejt të jetë e mundur – qoftë me U21 ose me BVB. U21 është shumë i mirë për mua, kështu që mund të vazhdoj stërvitjen dhe të jap gjithçka…

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49340 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE