Loredana zbulon se si është njohur me partnerin e saj, Karim Adayemi!

vovalbania October 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Loredana zbulon se si është njohur me partnerin e saj, Karim Adayemi!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Së fundmi me anë të disa fotove shumë romantike, ajo pranoi hapur lidhjen e saj më të re me futbollistin Karim Adeyemi të Borussia Dortmund.

Për herë të parë reperja në një intervistë ka treguar se si është njohur me futbollistin. Loredana ka treguar se ndodhej në Dusseldorf ndërsa Karim-i i kishte shkruar në rrjetet sociale. Në atë kohë ajo theksoi se ishte shumë e uritur dhe se në hotelin ku po qëndronte nuk kishte ushqim për të porositur. Kjo bëri që t’i shkruante Adeyem-it i cili në ato momente ndodhej në Dortmund. Pas kësaj ata lanë një takim dhe shkuan së bashku në një vend për të blerë ushqim.

Sapo u ngopa kuptova se kam afër një djalë që është argëtues dhe me të cilin shkoj mirë…

Skuadra e Borussia Dortmund nuk e ka nisur mirë sezonin e ri të Bundesligës. Me një performancë të dobët në fushë u shqua Karim Adeyemi, sulmuesi i cili duhet ta udhëheqë në sulm skuadrën e Edin Terzic. 21-vjeçari ende nuk ka shënuar asnjë gol, nuk ka asistime dhe ka gjuajtur vetëm dy herë në portë në pesë ndeshje. Terzic nuk kishte zgjidhje tjetër veçse ta linte në stol, madje komentoi negativisht për formën e tij në një nga konferencat për shtyp. Nga ana tjetër gazeta gjermane ‘Bild’ ka fajësuar lidhjen e tij me Loredanën për gjendjen jo të mirë të futbollistit në fushë. Sipas tyre romanca po e largon atë nga futbolli dhe stërvitjet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49832 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE