Flasin psikologët, ja vendimet më të këqija që po merrni për jetën tuaj!

vovalbania October 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Flasin psikologët, ja vendimet më të këqija që po merrni për jetën tuaj!

Ne të gjithë bëjmë gabime dhe do të vazhdojmë t’i bëjmë ato gjatë gjithë jetës sonë. Çështja është t’i realizojmë, t’i pranojmë, por edhe të marrim mësimet që duhet të na japin. Megjithatë, ndonjëherë gabimet janë modele sjelljeje që vazhdimisht na bëjnë të marrim vendime të gabuara pa e kuptuar atë.

Sipas psikologëve ekspertë, ekzistojnë disa mënyra të të menduarit, të cilat na shtyjnë të marrim vendime të gabuara në përgjithësi. Dhe sado që është e pamundur të shmangim gabimet, të paktën mund të korrigjojmë disa modele, të cilat nuk do të na ndihmojnë aspak në rrugën tonë…

Ju merrni vendime nga frika ose ankthi

Nën presion, stres dhe frikë, është e sigurt që nuk mund të marrim vendimet e duhura dhe as të dëgjojmë dëshirat tona reale. Në rastet kur mendojmë se veprimet dhe vendimet tona bazohen në frikë dhe ankth, atëherë alternativa më e mirë është t’i japim vetes kohë për të përpunuar situatat. Përndryshe një vendim i nxituar dhe i presionuar, ka shumë të ngjarë të pendohemi.

Nuk po komunikoni në mënyrë autentike dhe të hapur

Ndoshta keni frikë të gjykoheni, ose dëshironi të dukeni gjithmonë perfekt. Ka kaq shumë faktorë që mund të ndikojnë tek ju dhe t’ju pengojnë të shprehni se si ndiheni vërtet. Debati për një vendim të rëndësishëm dhe mos komunikimi i hapur i mendimeve, por edhe mënyra se si i trajtoni gjërat saktësisht, do t’ju çojë në rrugën e gabuar.

Ju vendosni veten të dytë

Fatkeqësisht, shoqëria na shtyn në shumë mënyra për të ndarë mendimet e atyre që na rrethojnë. Ajo që do të thonë njerëzit e afërt duhet të jetë e dhënë, e cila do të ishte mirë ta kishim parasysh, por në asnjë mënyrë nuk duhet të përcaktojë vendimet tona qoftë me vetëdije apo pa vetëdije. Prandaj, sado zëra dhe kritika të keni, drejtohuni gjithmonë në komunikimin me brendësinë tuaj, por edhe tek instinkti juaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51675 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE