“Kërceu më shumë se ty”- Nënvlerësoi kërcimin e Sardit dhe komplimentoi Salsanon, ndjekësit nxjerrin bllof Lori Balën (Video)

vovalbania October 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Është shumë e ulët”- Përplasje të forta mes Lori Balës dhe konkurrentit të DWTS

Gjatë spektaklit të djeshëm në “Dancing with the stars” pati një përplasje të fortë mes Lori Balës dhe këngëtarit Sardi Strugaj.

Sipas këtij të fundit, Lori duhet të ishte më tolerante në pikë dhe në komente, pasi ajo ka qenë vetë në vendin e konkurrentëve gjatë sezonit të shkuar.

Sakaq, Lori u shpreh se në sezonin e parë ka realizuar një kontemporane me Salsanon, të cilin ai e realizoi shumë herë më mirë se Sardi.

Me të thënë këtë, Sardi iu kthye Lorit se ajo çka tha është shumë e ulët dhe se ajo nuk ka vlerësuar si duhet as kërcimin e javës së shkuar të tij, pasi e vlerësoi njësoj me kërcimin e Ronaldos që sipas tij nuk ishte mjaftueshëm i mirë.

Në këtë debat është përfshirë edhe audienca e ditën e sotme ka qarkulluar një video në TikTok, ku shihet ndryshimi mes kontemporanes së Salsanos me atë të Sardit, që bie ndesh me gjykimin dhe fjalët e Lorit.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2023/10/VID-20231014-WA0008.mp4
Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE