Lori Bala reagon publikisht pas debatit me Sardi Strugajn në DWTS

vovalbania October 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lori Bala reagon publikisht pas debatit me Sardi Strugajn në DWTS

Një nga situatat më të komentuara të “Dancing with the stars” të ndodhura mbrëmjen e djeshme, ishte edhe ajo e përplasjes së Lorit me Sardi Strugaj.

Ky i fundit u shpreh se Lori duhet të jetë më tolerante me gjykimet, duke qenë se sezonin e shkuar ajo ka qenë vetë në vendin e tyre.

Nga ana tjetër, Lori e krahasoi kërcimin e Sardit me atë të vitit të shkuar nga Salsano Rrapi, gjë që shkaktoi një revoltë tek këngëtari duke e quajtur një veprim “të ulët”.

Përsa i përket kësaj situate, Lori ka bërë një reagim publik ditën e sotme me anë të një postimi në Instagram, përmes të cilit ka theksuar se e rëndësishme është respekti dhe vlerësimi ndaj njëri-tjetrit.

“Dy fjalë për natën e mbrëmshme! “Dancing with the Stars” është program ku kryefjala është kërcimi! Si profesioniste e vlerësuar nga njerëz profesionistë këtë vit m’u bë ftesa të ulem në karrige dhe të gjykoj! Kjo ftesë u bë falë profesionalizmit, eksperiencës sime 9-vjeçare në “Dancing with the Stars”, falë disiplinës dhe jo-kompromisit që unë kam në profesionin tim! Nuk jeni balerinë! E di! Do toleroj?! Patjetër aty ku duhet! Do gjykoj?! Patjetër se për këtë jam aty! Kam qënë pjesë e skenës dhe sigurisht vipat që kam pasur në krahë janë gjykuar kam qënë apo jo dakord unë, me të drejtë apo pa të drejtë! E di më mirë se kushdo sakrificën dhe lodhjen mbrapa skene! Por kjo është gara! Rëndësi ka respekti dhe vlerësimi ndaj njëri-tjetrit! Secili është dikushi në profesionin e tij! Une uroj që në fund të gjithë kësaj eksperience ta keni shijuar dhe pse jo të rriteni artistikisht! Paqe dhe dashuri”, përfundon Lori shkrimin e saj në Instagram.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE