Mblidhet Forumi i Shoqërisë Civile dhe Think Tank 2023/ Veliaj: Brenda dy mandateve transformuam Tiranën!

vovalbania October 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mblidhet Forumi i Shoqërisë Civile dhe Think Tank 2023/ Veliaj: Brenda dy mandateve transformuam Tiranën!

Forumi i Shoqërisë Civile dhe Think Tank, organizuar nën drejtimin e Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur në Ballkanin Perëndimor, në bashkëpunim me Fondacionin Helen për Politikë Evropiane dhe të Jashtme nga Greqia dhe me Institutin për Bashkëpunim dhe Zhvillim, u mblodh sot në Tiranë, në mjediset e reja të Piramidës.

Forumi organizohet si pjesë e Samitit Vjetor të Procesit të Berlinit, i cili për herë të parë organizohet në një vend të Ballkanit Perëndimor dhe këtë vit do të organizohet nga Qeveria e Shqipërisë, si mbajtës aktual i Presidencës së Procesit të Berlinit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në fjalën e mbajtur në këtë forum, u shpreh se kryeqyteti shqiptar është provë e transformimit infrastrukturor, por edhe ekonomik, në një hark kohor vetëm 8-vjeçar.

“Ky qytet është provë se çfarë mund të bëjë Ballkani Perëndimor. Kemi vuajtur shumë, por gjithashtu jemi shumë krijues. Por, ne kemi aftësinë për të qenë këmbëngulës. Kur u zgjodha kryetar i Bashkisë së Tiranës, para 8 vitesh, qyteti bëri një studim në bashkëpunim me Qendrën e Kërkimit në Harvard dhe në atë moment 25% e ekonomisë ishte në tekstil, 25% tjetër ishin prodhim këpucësh, kryesisht për Guccin dhe Armanin në Itali. Ishin punë që çdokush në Azi mund t’i bënte më shpejt dhe më lirë. Prandaj, thamë çfarë mund të bëjë një qytet dhe një vend i vogël, që të ecë më mirë? Pas tetë vitesh, 25% e ekonomisë është turizëm, kurse 25% tjetër është e fokusuar në teknologji informacioni. Brenda dy mandateve ndryshuam fytyrën e qytetit, në mënyrën si bëjmë ekonomi”, tha ai.

Në prag të 10-vjetorit të Procesit të Berlinit, për herë të parë, në një vend të Ballkanit Perëndimor, siç është Shqipëria, do të zhvillohet në 16 Tetor në Tiranë Samiti i Liderëve të Procesit të Berlinit i organizuar nga Qeveria Shqiptare.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48763 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE