Zbulohet data e startimit të “Big Brother VIP”

vovalbania October 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohet data e startimit të “Big Brother VIP”

Prej disa javësh, ende pa nisur,kureshtja për “Big Brother VIP Kosova” është e madhe për shumë detaje, nga emrat që do të bëhen pjesë deri tek data e nisjes.

E pas shumë aludimesh, tashmë ka një datë zyrtare.

Në një intervistë për emisionin Prive, Liberta Spahiu zbuloi datën dhe detaje të tjera nga kasti, teksa moderatori Alaudin Hamiti dha një tjetër lajm të rëndësishëm.

“Më në fund!!! Tejet i emocionuar! Jam absolutisht i lumtur të ndaj lajmin që fenomeni i rekordeve Big Brother VIP Kosova fillon të premten me 20 Tetor.

Shënoni datën sepse në ora 21:00 fillon argëtimi i vërtetë! Mezi pres të ndaj këtë udhëtim të paharrueshëm me të gjithë ju. 

Do të jetë një karusel emocionesh, sfidash, pëplasjesh dhe miqësive të papritura.

Përgatituni për aventurën më të madhe të reality shout në televizionet tona”– shkruan Alaudini.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51195 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE