Zgjidh kubin e Rubikut për 12 sekonda me sy të lidhur, 14-vjeçari thyen rekord!

vovalbania October 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zgjidh kubin e Rubikut për 12 sekonda me sy të lidhur, 14-vjeçari thyen rekord!

Një 14-vjeçar australian theu një rekord botëror duke zgjidhur një kub të Rubikut 3-3-3 në 12 sekonda ndërsa i kishte sytë të lidhur. Charlie Eggins arriti suksesin në raundin e dytë në “Australian Nationals 2023”, ku ai mbaroi në 0,68 sekonda diferencë nga koha e regjistruar nga ish-rekordmeni Tommy Cherry në janar 2023.

“Nuk e prisja që të zgjidhesha dhe isha shumë i lumtur që arrita rekordin botëror”,-tha Eggins për Guinness World Records. “Unë ende nuk mund ta besoj!”-shtoi ai. Eggins përfundoi duke fituar konkursin me një kohë mesatare të zgjidhjes prej 17.47 sekondash. Adoleshenti tha se së pari mësoi se si të zgjidhte kube me sy të lidhur në vitin 2020 dhe që atëherë ka shpenzuar qindra orë duke praktikuar këtë aftësi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50884 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE