Izraeli hap korridorin e ri nga ora 10:00-13:00, thirrje cvilëve: Shkoni në jug!

vovalbania October 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Izraeli hap korridorin e ri nga ora 10:00-13:00, thirrje cvilëve: Shkoni në jug!

Izraeli ka hapjen e një korridori të ri për evakuimin e civilëve në Rripin e Gazës. Sipas autoriteteve izraelite korridori i kalimit do të jetë i hapur nga ora 10:00 deri në 13:00, ndërsa u kanë bërë thirrje civilëve që të shkojnë drejt jugut të Gazës.

 “Sot ju informojmë se nga ora 10:00 deri në 13:00 Izraeli nuk do të godasë itinerarin e treguar nga harta jonë për të arritur në atë zonë. Për sigurinë tuaj, përfitoni nga kjo periudhë e shkurtër kohore për të shkuar në jug”, tha zëdhënësi ushtarak, Avichay Adraee.

Ushtria izraelite ka deklaruar se është afër fundit të përgatitjeve për një “operacion të rëndësishëm tokësor” në Rripin e Gazës, por kjo nuk do të ndodhë pa u evakuuar civilët.

Më shumë se 100 objektiva u goditën gjatë natës nga Izraeli, duke përfshirë qendrat e komandës së Hamasit, objektet ushtarake dhe vendet e zbulimit dhe lëshimit të raketave. Ushtria izraelite thotë se ka vrarë komandantin e grupit militant palestinez Hamas, i cili udhëhoqi sulmet në Kibbutz Nirim dhe Nir Oz fundjavën e kaluar. Ai u vra në një sulm ajror të kryer falë punës së inteligjencës së agjencisë Shin Bet dhe Drejtorisë së Inteligjencës Ushtarake.

Në Egjipt, një autokolonë ndihmash po pret me orë të tëra për të hyrë në Gaza përmes kalimit Rafah. Ditët e fundit postblloku është mbyllur për shkak të bombardimeve ajrore të Izraelit në Rripin e Gazës, i cili thuhet se ka dëmtuar anën palestineze të kalimit. Kjo i ka penguar njerëzit të largohen apo të hyjnë në Gaza përmes postbllokut.

Shtetet e Bashkuara dërguan një aeroplanmbajtëse të dytë në Mesdheun lindor, me qëllim për të “frenuar veprimet armiqësore kundër Izraelit”, sipas një deklarate nga Pentagoni.

Në ditën e nëntë e konfliktit mes ushtrisë izraelite dhe Hamasit, bilanci është mbi 1300 izraelitë të vrarë dhe të paktën 2329 viktima nga radhët e izraelitëve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50365 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE