Ronaldo i përmendi operacionet plastike dhe publikoi foto, reagon publikisht Paloma

vovalbania October 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ronaldo i përmendi operacionet plastike dhe publikoi foto, reagon publikisht Paloma

Paloma Demneri i ka reaguar publikisht postimeve të Ronaldo Sharkës, të bëra gjatë ditës së sotme.

Ndër të tjera, gazetari i përmendi Palomës operacionet plastike si dhe postoi disa foto të saj në InstaStory, në të cilat pretendonte se ajo i ka modifikuar.

Për këto, Paloma ka bërë një postim në InstaStory ku shprehet: “Keto operacionet plastike, kam shume deshire te mi identifikojne. Kur te keni ndonje Rubrike” per evidentimin e tyre, dua te jem e ftuar speciale…

Botox vitamina hyjne ne kirurgji plastike?!“.

Në postimin pasardhës, Paloma thotë:

“Episodet e karrieres sime i ka duartrokitur nje Shqiperi e tere,qe kur ti nuk dije si ndizej televizori e jo me sesi behej televizion. Tiiii, qe guxon dhe merr ne analize karrieren time meso njehere cfare eshte rrespekti profesional qe nuk tu cenua aspak,pervec opinionit tim personal lidhur me nje gare kercimi icili nuk eshte profesioni yt ! @ronaldo.sharka

Ps: sa per info karriere e di ti ku te pyesesh!“.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50966 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE