Elvana Gjata, rivalja numër një e Luiz Ejllit?! (Foto)

vovalbania October 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Elvana Gjata, rivalja numër një e Luiz Ejllit?! (Foto)

Elsa Lila, Samanta Karavella, Besa Kokëdhima, Vesa Luma, Ardit Çuni, Kastro Zizo, Mentor Haziri, Blerina Braka dhe Tiri Gjoci, janë disa nga emrat që po përfliten se do të jenë në festivalin e Rtsh.

Mirëpo së fundmi një foto është bërë virale në rrjet, në të cilën shihet se Luiz Ejlli do të marrë pjesë në festival me një këngë të Flor Mumajesit. Gjithashtu shihet edhe emri i Elvana Gjatës me një kompozim të Darko Dimitrov.

Elvana rikthehet për herë të dytë pas disfatës me Arilena Arën, ndërsa Luizi synon Eurovisionin për së dyti. Artistët këtë herë duket se do të jenë rivalë jo vetëm për shkak të garës, por edhe për vetë faktin që këngën e tij e ka punuar Flori Mumajesi i cili ka qenë kompozitori i Elvanës për më shumë se 15 vite.

Nëse kjo listë është e saktë i bie të kemi një garë të fortë emrash që thuhet se do të dhurojnë një supershow në muajin dhjetor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE