Një nëntor zhgënjyes për këto shenja të zodiakut…

vovalbania October 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një nëntor zhgënjyes për këto shenja të zodiakut…

Sipas astrologëve të lindurit në këto shenja zodiakut do të zhgënjehen në muajin nëntor, Zbuloni shenjat:

Binjakët

Vështirësitë e kohëve të fundit do t’ju hapin sytë. Një situatë që e keni duruar, ku keni provuar të gjeni kënaqësi papritmas do të zbulojë veten dhe do të kuptoni që nuk ka qenë aspak ashtu siç mendonit ju. Do të duhet kohë, por plaga do të shërohet dhe humori do të përmirësohet sërish.

Peshorja

Të bësh llogaritë me realitetin nuk është kurrë e lehtë, as të pranosh gabimet, sidomos para dikujt që ju ka kërkuar të kuptoni si janë gjërat. Para jush po vjen një zhgënjim i madh dhe do të jeni ju vetë që do të zhgënjeheni. Ose më mirë të kuptoni se ai që jeni shndërruar nuk është personi që do të donit të ishit. Shikohuni në pasqyrë dhe qartësohuni. Kohët e fundit keni bërë gabime dhe të mëdha madje. E dini që mund të mbështeteni në zemërgjerësinë e njerëzve që ju duan shumë.

Peshqit

Pafajësia dhe bota juaj imagjinare do të tronditet shpejt nga një zhgënjim që do t’ju lërë të shokuar për pak kohë. Por javët në vijim do ta merrni veten. Nuk do të jetë e lehtë por për fat të mirë jeni të rrethuar nga njerëz që do t’ju tregojnë se në botë ka shumë gjëra për të cilat ia vlen të buzëqeshni.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49439 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE