Për çfarë bëhet fjalë? Arbana Osmani ka një suprizë të bukur për ndjekësit

vovalbania October 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Për çfarë bëhet fjalë? Arbana Osmani ka një suprizë të bukur për ndjekësit

“Big Brother VIP” pritet të fillojë së shpejti sërish në moderimin e Arbana Osmanit, ashtu siç ka qenë prej vitesh tashmë.

Mirëpo, përpos BBV duket se moderatorja ka edhe disa plane të tjera.

Pak më parë ajo ka lajmëruar ndjekësit se prej muajsh po punon për një suprizë të bukur për ta, të cilën do ta zbulojë shumë shpejt.

Arbana nuk preferoi të tregonte detaje, ama nga fotoja që ka zgjedhur të postojë duket se ka të bëjë me diçka lidhur me pasionin e saj, gatimin.

Kujtojmë se disa vite më parë Arbana ka publikuar dy libra me receta gatimi, të cilët rezultuan të suksesshmën.

Ndaj, nuk është çudi që Arbana të na suprizojë me një libër të tretë. Mbetet për t’u parë se çfarë ka përgatitur moderatorja!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49125 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE