Rama në konferencën e përbashkët me Von der Leyen dhe Schoz: Po përballemi me sfida të jashtëzakonshme!

vovalbania October 16, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Rama në konferencën e përbashkët me Von der Leyen dhe Schoz: Po përballemi me sfida të jashtëzakonshme!

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Vond der Leyen dhe kancelarin gjerman Olaf Schoz theksoi se të gjitha vendet po përballen me sfida të jashtëzakonshme.

 Rama: Është moment i vështirë për çdo kënd, sfidat ne të gjithë së bashku po përballemi janë të jashtëzakonshme, pas krizave të njëpasnjëshme që na kanë goditur të gjithë ne qofshim Evropë me B apo Evropë pa B, bashkëlidhur nuk duket sikur gjërat bëhen më mirë ase sa përkeqësohen përfshirë frontin e ri të tmerrshëm të konfliktit të Izraelit dhe Hamasit, në të njëjtën kohë sidoqoftë kanë farkëtuar miqësinë bashkëpunimin tonë, ndjekjen e përbashkësisë dhe falë udhëheqjes së BE ajo çfarë ka ndodhur është shfrytëzuar për të parë përpara me një besim më të fortë kundrejt BE. Këta dy gjermanë krah meje kanë orare kanë afate kohe, avionë për të marrë e gjëra për të bërë, nuk dua të marr nga koha e tyre këtu nuk kemi çdo ditë të presim presidenten e KE dhe kancelarin Scholz, ajo çka do të thonë ata është më e rëndësishme ajo çka do të them unë. Pranoni shprehjen e mirënjohjes sime për gjithçka çka po bëni për ne, jeni një fuqi e qetë mbresëlënëse që këmbëngulni për të shtyrë Ballkanin dhe BE për të ardhur para me njëri tjetrin.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në konferencën për shtyp, pas mbledhjes së Samitit të Berlinit, trajtoi disa pika kryesore se çfarë duhet të bëjë Ballkani Perëndimor për t’u futur në Bashkimin Europian.

Ajo e nisi fjalën me luftën në Lindjen e Mesme, ku tha po dërgohen ndihma për palestinezët.

“Nuk mund të ketë justifikime për ngjarjen në Hamas, por gjithashtu palestinezët në Gaza kanë nevojë për ndihmë humanitare. Ata nuk mund të paguajnë atë që terroristët e militantëve të Hamasit bënë. Ne do të dërgojmë ndihma humanitare me vlerë 75 milion euro dhe do të bëjmë gjërat e nevojshme”, tha Ursula.

“Kur folëm për mbajtjen e Samitit në Tiranë, e dija që tek Shqipëria, do të ishte në duar të sigurta dhe kisha të drejtë. Faleminderit Edi Ramës dhe të tjerëve për mbajtjen e Samitit.

Plani synon që Ballkani Perëndimor të përfshihet në një sërë objektivash për t’u arritur, ndërsa ekonomitë e BP dhe BE janë ende larg. Duhet bërë shumë punë për të ngritur ekonomitë.

Njerëzit e Ballkanit Perëndimor duhet të hapen me njëri tjetrin dhe nëse doni akses me Bashkimin Europian duhet të jeni në të njëjtin nivel.

Faleminderit përsëri, ishte një samit shumë me vlerë.  Ne duam të ecim përpara dhe të ecim shpejt”, tha presidentja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49535 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE