Zyrtare! Konfirmohen dy opinionistët e Big Brother Vip

vovalbania October 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zyrtare! Konfirmohen dy opinionistët e Big Brother Vip

“Big Brother VIP Kosova 2”, që pritet të nisë së shpejti, do të ketë dy opinionistë edhe këtë edicion.

Në karriget e opinionistëve do të ulen Anita Haradinaj dhe Bled Mane. Këtë e ka bërë me dije vetë gazetari me anë të një statusi në “Threads”.

“Big Brother VIP Kosova/Së bashku me Anita Haradinaj do jem edhe unë opinionist. Nga 20 tetori, shtëpia më e famshme mbarëshqiptare zhvendoset në Prishtinë”.

Konfirmohen dy opinionistët e BBVK

Kujtojmë që kjo eksperiencë e Bledit vjen pas pjesëmarrjes së tij si konkurrent në edicionin e dytë të “Big Brother Vip Albania”, ku shkaktoi jo pak zhurmë. Këtë sezon ai vjen si opinionist i formatit që dikur vetë ishte banor në Shqipëri.

Më 20 tetor, BBVK do të hapë dyert për konkurrentët e rinj. Edhe këtë vit, çmimi i madh është 200 mijë euro dhe spektakli do të moderohet nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE