Ishulli me më pak turistë në botë…

vovalbania October 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ishulli me më pak turistë në botë…

Naurut është një ishull i vogël që i përket Mikronezisë dhe konsiderohet vendi me më pak turistë në botë. Është vendi i tretë më i vogël në botë pas Vatikanit dhe Monakos me një sipërfaqe totale prej 21 kilometrash katrorë dhe një popullsi prej rreth 11.000 banorë. Një nga veçoritë më të spikatura janë plazhet e bukura të papërshkrueshme. Klima e saj është tropikale për shkak të afërsisë me vijën e Ekuatorit me reshje të qëndrueshme midis nëntorit dhe shkurtit dhe një temperaturë mesatare midis 24ºC dhe 30ºC.

Vendi regjistron mesatarisht vetëm 200 turistë në vit. Në këtë numër të vogël të turistëve ka kontribuar patjetër vendndodhja e ishullit, i cili është mjaft i izoluar, pothuajse në mes të Oqeanit Paqësor. Gjithashtu, aty nuk mund të shkosh lehtë, pasi nuk ka fluturime direkte, si edhe nuk ka komplekse të mëdha hoteliere. Qeveria e saj është një demokraci parlamentare me një parlament prej 18 anëtarësh të zgjedhur me votim popullor çdo tre vjet. Qeveria e Naurut përbëhet nga gjashtë ministra, ndërsa presidenti është njëkohësisht kreu i shtetit dhe i qeverisë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48813 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE