Mbyllen ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, avancojnë skuadrat favorite!

vovalbania October 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mbyllen ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, avancojnë skuadrat favorite!

Janë zhvilluar ndeshjet e raundit të parë në Kupën e Shqipërisë teksa nuk ka pasur surpriza dhe ato që konsideroheshin favorite për të kaluar më tej, ia kanë dalë të sigurojnë biletën për në turin e dytë.

Kështu, Dinamo City mposhti me shifrat 3-0 Ilirinë, me golat që u shënuan në pjesën e dytë nga Dennison (dygolësh) dhe Marku. Bylis kaloi me rezultatin 4-1 Murlanin falë një tregolëshi të Oulare dhe një tjetër realizimi të Hodos.

Me sukses ia dolën edhe Apolonia që mposhti 4-0 Kuçovën, Besa që fitoi 3-2 ndaj Librazhdit, Kastrioti që fitoi me Shkumbinin 3-2, Korabi 4-0 ndaj Devollit, Lushnja 3-0 ndaj Labërisë, Luzi 3-2 ndaj Butrintit, Oriku 2-0 me Pogradecin, Vora fitoi në transfertë 2-4 ndaj Tërbunit, Tomori mposhti 1-0 Shënkollin teksa Turbina fitoi 4-0 me Koplikun.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49664 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE