Së shpejti vjen albumi i tij i parë, Elgit Doda ka një pyetje për ndjekësit në lidhje me artistët që do të bashkëpunojnë me të!

vovalbania October 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Së shpejti vjen albumi i tij i parë, Elgit Doda ka një pyetje për ndjekësit në lidhje me artistët që do të bashkëpunojnë me të!

Këngëtari dhe tekstshkruesi i njohur Elgit Doda ka gati një surprizë për adhuruesit e muzikës së tij. Elgiti është duke punuar për të sjellë albumin e tij të parë. Ka qenë vetë këngëtari i cili ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram

Teksa po punon për albumin e tij të parë, Elgiti ka pasur një pyetje për ndjekësit, të cilën e ka publikuar në Instastory, ku të gjithë janë përgjigjur se cilin artist do të donin të ishte në albumine Elgitit. Mes artistëve të njohur që Elgiti ka tashmë bashkëpunime muzikore, si Noizy, Dafina Zeqiri, disa artistë të tjerë që mund të kenë një bashkëpunim me Elgitin në këtë album janë: Elai, Alban Skënderaj, Yll Limani, Elvana Gjata dhe e veçanta mund të jetë partnerja e tij, Klea Huta. Gjithashtu Elgiti ka treguar se do të jenë pjesë e albumit edhe artistë të rinj.

Rikujtojmë se, vargjet “t’i kam dhon krejt, ama sot m’ke lon (prapë) vetëm” kanë ngjallur debat dhe kanë nisur një dramë publike mes Dafinës, Sarës dhe Ledrit. Për këtë ka reaguar edhe Elgit Doda, i cili ka prodhuar edhe këngët respektive, “E keni dit”, bashkëpunim i Ledrit, Romeos dhe Klementit dhe “Si mua”, Dafina ft. Elgiti.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49637 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE