Nëse shkoni në këtë hotel nuk keni pse të shqetësoheni për makinën, mund ta parkoni brenda dhomës suaj!

vovalbania October 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nëse shkoni në këtë hotel nuk keni pse të shqetësoheni për makinën, mund ta parkoni brenda dhomës suaj!

Hoteli “B’Mine” që gjendet në aeroportin e Frankfurtit, i mundëson klientëve të parkojnë makinat e tyre në tarracë, në mënyrë që të mund t’i shohin nga shtrati. Klientët e hotelit kanë vendparkim privat në dhomat CarLoft. Makinat arrijnë në tarracë përmes ashensorëve të veçantë.

Sapo arrijnë në hotel, klientët regjistrohen, marrin kartelën dhe më pas me makinën e tyre shkojnë në dhomë. Ata kanë në dispozicion dy ashensorë që mund të transportojnë makinat dhe t’i fusin direkt në tarracë.

Ky parking ka hapësirë të mjaftueshme për vetura evropiane, nga Volkswagen ID.3 e deri te Audi RS Q8. Për pronarët e veturave elektrike, do të kenë në dispozicion edhe mbushësit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE