Pas Biden-it, Rishi Sunak në Izrael me mesazhin kundër përshkallëzimit të dhunës!

vovalbania October 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas Biden-it, Rishi Sunak në Izrael me mesazhin kundër përshkallëzimit të dhunës!

Kryeministri britanik, Rishi Sunak do të shkojë në Izrael ndërsa përgatitet të takojë liderët e Lindjes së Mesme për të kërkuar të shmanget çdo rritje dhune. Sunak pritet të ketë bisedime me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe presidentin Isaac Herzog, para së të vazhdojë një tur rajonal. Udhëheqësve të Lindjes së Mesme do t’iu kërkojë të “shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të rrezikshëm”, i shqetësuar se “shumë jetë kanë humbur në luftën Izrael-Hamas.

Vizita e Sunakut vjen pasi presidenti amerikan ishte dje në Izrael, në një përpjekje diplomatike për të parandaluar që luftimet të përshkallëzohen në krizë më të gjerë. Izraelitëve, Joe Biden i kërkoi të mos e lënë veten “të konsumohen” nga zemërimi pas sulmit vdekjeprurës të Hamasit më 7 tetor e të shmangin të njëjtat “gabime” të bëra nga Shtetet e Bashkuara pas 11 shtatorit 2001 kur në atentatet terroriste të Al Kaedës u vranë rreth 3 mijë vetë. Prania e Biden-it paralajmëroi pikë kthese, me zyrën e Netanyahut që njoftoi se miratoi kërkesën e shefit të Shtëpisë së Bardhë për të lejuar Egjiptin të dërgonte sasi të kufizuara ndihme humanitare në Rripin e Gazës.

OKB-ja thotë se Gaza ka nevojë për 100 kamionë ndihma humanitare në ditë. Rripi i Gazës është shkatërruar nga bombardimet e pareshtura izraelite që nga 7 tetori, kur Hamasi kreu një sulm të përgjakshëm kundër Izraelit. Shefi i OKB-së për Ndihma Humanitare, Martin Griffiths, tha se “ky do të duhej të ishte programi i ndihmave për Gazën” madje edhe para se të niste lufta, rreth dy javë më parë.

Luftëtarët e Hamasit ka të ngjarë të kenë përdorur armë të Koresë së Veriut gjatë sulmeve të 7 tetorit ndaj Izraelit. Agjencia Associated Press thotë se ky përfundim doli pas analizimit të një videoje dhe armëve që janë kapur nga Izraeli, pavarësisht se Koreja komuniste mohon se i shet armë grupit militant palestinez. Video u analizua nga dy ekspertë për armatimet e Phenianit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48799 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE