65% e izraelitëve pro sulmit tokësor në Gaza!

vovalbania October 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
65% e izraelitëve pro sulmit tokësor në Gaza!

65% e izraelitëve janë pro ndërhyrjes tokësore në Gaza, sipas një sondazhi. Shumica e izraelitëve, 80%, gjithashtu besojnë se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu duhet të pranojë publikisht përgjegjësinë që çoi në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.

Në lidhje me luftën në Gaza konkretisht, 65% mbështesin një sulm tokësor në Rripin e Gazës, krahasuar me 21% që janë kundër.

Përveç kësaj, 51% e izraelitëve mbështesin një operacion ushtarak në shkallë të gjerë në frontin verior pas përleshjeve të ushtrisë izraelite me Hezbollah dhe Hamas në kufirin e Izraelit me Libanin, ndërsa 30% favorizojnë një operacion në shkallë të kufizuar.

Udhëheqja e forcave të armatosura izraelite dhe shërbimet e sigurisë së brendshme Shin Bet kanë marrë tashmë përgjegjësitë e tyre, ashtu si edhe ministrat e mbrojtjes dhe financave.

Sot shënohen 14 ditë që nga nisja e luftimeve që ka shkaktuar numrin më të lartë të viktimave në konfliktin mes Izraelit dhe palestinezëve. Sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, që drejtohet nga grupi i Hamasit, më shumë se sa 4137 palestinezë kanë mbetur të vrarë dhe 13,000 mijë të tjerë janë plagosur

1400 izraelitë janë vrarë, shumica nga sulmi i befasishëm i 7 tetorit nga grupi militant i Hamasit. Ushtria izraelite tha se besohet se 203 persona janë marrë peng nga Hamasi dhe po mbahen në Gazë.

Shumë spitale në Qytetin Gaza janë shndërruar në kampe refugjatësh për qindra njerëz, të cilët shpresojnë se Izraeli do t’i kursejë nga bombardimet, pasi i kishte urdhëruar të gjithë banorët e këtij qyteti dhe zonave përreth të largoheshin në drejtim të pjesës jugore të Rripit të Gazës.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48889 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE