Era e fortë pezullon lundrimin e peshkarexhave në Vlorë!

vovalbania October 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Era e fortë pezullon lundrimin e peshkarexhave në Vlorë!

Në Vlorë, moti i përkeqësuar me erë të fortë  solli pezullimin e lundrimit për një pjesë të mjeteve detare. Sipas Kapitenerisë të portit, era është me shpejtësi deri 20 m/s dhe lartësia e dallgës arrin 3 m brenda Gjirit të Vlorës e nga 2.5 në 3.5 m jashtë tij. Për arsye sigurie, peshkarexhave e mjeteve turistike iu ndalohet dalja në det. Pasdite, pritet që forca e erës të shtohet duke sjellë pezullim të lundrimit të tragetit në linjën me Italinë.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit me vranësira te pakta dhe mesatare, me të theksuara në pjesën veriore. Mjegullinë kishte në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë intensive me drejtim juglindje-jug e me shpejtësi mesatare 3-12 m/s, ndërsa në bregdet dhe në lugina, era bëhet intensive me shpejtësi 15-20 m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë  i forcës 4-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
15/27
Diell re

Kukës
12/28
Diell re

Lezhë
14/28
Diell re

Dibër
10/30
Diell re

Durrës
17/30
Diell

Tiranë
17/30
Diell

Elbasan
17/28
Diell

Berat
15/31
Diell

Vlorë
18/29
Diell re

Korçë
10/26
Diell re

Gjirokastër
13/30
Diell re

Sarandë
17/29
Diell re

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE