Kombëtarja në Euro 2024, tifozët në Gjermani do të udhëtojnë falas në verë

vovalbania October 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kombëtarja në Euro 2024, tifozët në Gjermani do të udhëtojnë falas në verë

Kombëtarja jonë është shumë pranë kualifikimit për në Kampionatin Europian që do të zhvillohet në vitin 2024 në Gjermani.

Kompeticioni mbetet një pikë larg dh kur kanë mbetur edhe dy sfida deri në fund gjithçka bëhet akoma dhe më e thjeshtë. Madje tashmë kanë nisur edhe prenotimet e tifozëve shqiptarë për të garantuar një biletë dhe mbështetur nga afër kombëtaren në Europianin e vitit të ardhshëm.

Për t’i ardhur në ndihmë ka menduar edhe UEFA, e cila do lejojë ata qytetarë që kanë një biletë për në stadium për të udhëtuar falas në transportin publik gjerman. Marrëveshja nënkupton që çdo mbajtës i biletës së ndeshjes do të ketë të drejtën e një karte udhëtimi 36-orëshe për ta përdorur në transportin publik në dhjetë qytetet pritëse pa kosto shtesë nga ora 06:00 e ditës përkatëse të ndeshjes deri në orën 18:00 të ditës tjetër.

Tifozët do të jenë në gjendje të udhëtojnë në mënyrë të qëndrueshme duke përdorur transportin publik pa pasur nevojë të blejnë ndonjë biletë shtesë. Në varësi të qytetit pritës, kompania gjermane e udhëtimit publik pret që rreth 70% e tifozëve të përdorin transportin publik kur udhëtojnë për të shkuar dhe u larguar nga stadiumi. Karta e udhëtimit do të përfshijë transportin publik në të dhjetë qytetet pritëse dhe zonat përreth.

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka fituar 3-0 kundër Çekisë në “Air Albania”, për grupin E të Euro 2024. Më 12 12 tetor, në stadiumin e tejmbushur të Tiranës vendosi goli i Jasir Asanit në minutën e 10-të dhe dopieta e Taulant Seferit në minutat 51 dhe 73. Me këtë sukses djemtë e kombëtares u ngjitën me 13 pikë në krye të grupit dhe janë me një këmbë në fazën finale të “Gjermani 2024”.

“Shqiponjat” tona kanë edhe dy takime, ndërsa në 17 nëntor udhëtojnë për në Moldavi dhe në 20 nëntor presin Ishujt Faroe në Shqipëri. Me të gjitha kombinimet në këtë moment, dy pikë do na dërgonin edhe matematikisht në fazën finale Euro 2024.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51011 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE