U nda nga partneri, Fabrizio Corona plas “bombën”: Giorgia Meloni lidhje dashurie me një deputet

vovalbania October 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U nda nga partneri, Fabrizio Corona plas “bombën”: Giorgia Meloni lidhje dashurie me një deputet

Lajmi bombë sot nga Itali ishte ndarja e kryeministres Meloni nga partneri i saj, me të cilin ka dhe një vajzë. Por mediat italiane janë hedhur në sulm.

Një portal i drejtuar nga personazhi i njohur i skupeve Fabrizio Corona ka shkruar se Meloni ka pasur një lidhje sekrete dashurie. “Po sikur zemra e Giorgia Melonit të ishte e zënë tashmë? Një emër vjen nga Siçilia. Meloni ka disa kohë që është në një lidhje me Manlio Messina”, shkruan portali i ish-mbretit të paparacëve.

Por Manlio Messina, deputet i Fratelli d’Italia, mohoi lajmin. “Nga faqja e tij e internetit mësoj për një lidhje të supozuar timen me Giorgia Meloni, e cila sot njoftoi ndarjen nga partneri i saj Andrea Giambruno. E telefonova drejtpërdrejt vetë Corona-n, pasi e njoha prej shumë vitesh, dhe ai konfirmoi se lajmi është i rremë, por se i shërben vetëm për të rritur klikimet faqes së tij të re. Ky është Fabrizio Corona”, tha ai.

U nda nga partneri, Fabrizio Corona plas "bombën”: Giorgia

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50485 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE