Sardi Struga i mbërtheu zinxhirin Olta Gixharit në skenë, por ja çfarë do t’i thoshte ai bashkëshortit të saj nëse do të ishte aty!

vovalbania October 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sardi Struga i mbërtheu zinxhirin Olta Gixharit në skenë, por ja çfarë do t’i thoshte ai bashkëshortit të saj nëse do të ishte aty!

“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

Olta Gixhari, u përball me një incident gjatë spektaklit të kaluar kur fustani iu zbërtheu papritur. Ilir Shaqiri refuzoi ta ndihmonte, ndërkohë që menjëherë pranë Oltës, u afrua Sardi. Gjatë provave për spektaklin e ardhshëm partnerja e tij në skenë, Erisa Govaçi ia ka kujtuar këtë skenë dhe duke e pyetur se çfarë do të bënte nëse bashkëshorti i Oltës do të ishte në skenë, Sardi është përgjigjur:

Sardi: Jam 1 milion për qind i sigurt që edhe ata që e kanë super inat Oltën, do të donin të ishin në vendin tim. S’ke ça ti thuash.

Erisa: Po të kishte qenë burri Oltës aty, në prapaskenë apo ku di unë, diku

Sardi: Zotëri, për Zotin vetëm zinxhirin.

Erisa: Po të kishte bërtitur?

Sardi: Unë zinxhirin i mbylla, nuk ia hapa

Luiz Ejlli është bërë së fundmi pjesë e provave të “Dancing With The Stars”. Ai ishte i pranishëm në provat e Ina Kollçakut partnerin e saj në kërcim, Eltionin. Ejlli i kërkon Inës që të kërcejnë thjesht një vals dhe këtu ajo i kërkoi që të këndonte këngën e kolonës zanore të “Në Kuadër të Dasurisë”, “Pa ty”. Duke qeshur, artisti i kthehet: “Harroji 10 pikët edhe nga Olta”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE