Skoda zbulon detaje nga gjenerata e katërt e Superb!

vovalbania October 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Skoda zbulon detaje nga gjenerata e katërt e Superb!

Skoda Auto është duke paralajmëruar gjeneratën e katër të modelit Superb me një video të shkurtër, që ofron pamje dhe detaje të pjesës së jashtme dhe asaj të brendshme të makinës. Premiera botërore e kësaj makine është parashikuar të mbahet më 2 nëntor. “Teaser” i paralajmëruar zbulon ridizajnim të dritave të përparme LED Matrix dhe ato të pamjet LED me elemente të kristalta si dhe karakteristikat e gjuhës dizajnuese të Skoda-Modern Solid.

Pjesa e brendshme tregon Skoda Smart Dials dhe dorezën e ndërruesit të vendosur në “shtyllën” e timonit. SkodaSuperb në dallim nga Passat, do të jetë i qasshëm në dy versione duke ofruar zgjedhje të gjashtë motorëve të ndryshëm përfshirë edhe plug-in dhe hibrid. Skoda festoi 1 muaj më parë prodhimin e njësisë së saj të 3 miliontë të SUV-ve. Pas hyrjes së Skoda në segmentin e SUV-ve me modelin e saj të parë Skoda Yeti në vitin 2009, makinat së shpejti u bënë një pjesë integruese e prodhuesit çek të makinave.

Gjatë fushatës së saj të suksesshme të SUV-ve, Skoda prezantoi edhe SUV-në e saj të parë elektrik, Enyaq. Të nxitur nga suksesi i Kushaq në Indi, SUV-të tani përbëjnë gati gjysmën e dërgesave globale të Skoda. Në Republikën Çeke, Skoda prodhon Kamiq, Enyaq dhe Enyaq Coupé në fabrikën në Mladá Boleslav, ndërsa Karoq dhe Kodiaq dalin nga linja e montimit në Kvasini. Për më tepër, prodhuesi i makinave prodhon modelet e tij SUV në Kinë, Indi, Ukrainë dhe Sllovaki.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50988 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE