Sondazhi i TAR/ Sa mendoni se do të zgjasë konflikti Izrael-Hamas?

vovalbania October 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sondazhi i TAR/ Sa mendoni se do të zgjasë konflikti Izrael-Hamas?

Edhe gjatë natës, forcat tokësore izraelite sulmuan militantët e Hamasit e infrastrukturën në veri të Gazës, ndërsa sulmet ajrore po vazhdojnë në mbarë territorin e rrethuar. Sipas ushtrisë, rreth 800 mijë banorë janë larguar nga veriu i Gazës që kur nisi lufta, mbi tre javë më parë.

I nxitur nga shpëtimi i parë i një pengu që mbahej nga Hamasi, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, sërish ka hedhur poshtë thirrjet për armëpushim. Ai u zotua të shtypë aftësinë e grupit militant për të qeverisur Gazën e për të kërcënuar Izraelin, pasi Hamasi nisi sulme të përgjakshme ndaj Izraelit më 7 tetor.

Izraeli vlerëson se 240 pengje janë marrë nga militantët palestinezë gjatë sulmeve. Një ushtare 19-vjeçe u lirua gjatë një operacioni të forcave speciale dhe iu bashkua familjes. Tel Avivi thekson se ofensiva tokësore në Gaza do të çojë në lirimin e të tjerë të rrëmbyerve. Hamasi liroi katër pengje e zotohet të lirojë të tjerë në këmbim të mijëra të burgosurve palestinezë, por Izraeli nuk pranon.

Në lidhje me çështjen e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit në faqen e WEB-it të Top Albania Radio është ngritur një sondazh me pyetjen “Sa mendoni se do të zgjasë konflikti Izrael-Hamas?” dhe rezultatet janë si më poshtë:

Sa i përket situatës aktuale në parlament mes opozitës dhe maxhorancës, ku tashmë Sekretariati i Etikës ka përjashtuar 6 deputetë pas kaosit në Kuvend është ngritur një sondazh i ri në faqen e Top Albania Radio-s me pyetjen “A jeni dakord me ‘aksionet’ e fundit opozitare ndaj maxhorancës?”. Për të votuar kliko këtu.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49318 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE