U shfaq duke biseduar me Novak Djokovic: Reagon i ati i Rita Orës

vovalbania October 31, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
U shfaq duke biseduar me Novak Djokovic: Reagon i ati i Rita Orës

Bababi i Rita Orës, Besnik Sahatçiu (i njohur si Nick Ora), ka reaguar pas kritikave kundrejt të bijës, e cila u shfaq duke biseduar me Novak Djokovic, gjë që nuk u prit aspak mirë.

Rita Ora, bashkëshorti i saj Taika Waititi, Novak Djokovic, Jason Momoa etj., ishin të pranishëm në finalen e Kupës së Botës Rugby 2023, në Paris, ku Afrika e Jugut fitoi kundër Zelandës së Re (bashkëshorti i Ritës është nga Zelanda e Re).

Në rrjete sociale u bë viral momenti ku shfaqet Rita teksa bisedon me tenistin serb Djokovic. Ky i fundit, i cili aktualisht renditet si tenisti numër 1 në botë, është një figurë e kritikuar për qëndrimet e tij kundrejt Kosovës.

Për të kundërshtuar narrativën se Rita shkoi në stadium me Djokovic, i ati i saj postoi disa foto ku shfaqet dhe lexohet me tekst se Rita ka shkruar me bashkëshortin.

Në fotot e babait të Ritës, Djokovic duket i ulur një rresht pas këngëtares, pozicion që duket ka ndryshuar gjatë garës, duke marrë në konsideratë këto foto:

Në shumë komente, njerëzit shkruajnë se këto foto nuk ndryshojnë asgjë dhe babai i Ritës po “përpiqet të mbulojë diellin me shoshë”.

Pse nuk është pritur mirë biseda e Ritës, që është vlerësuar me titullin “Ambasadore e Nderit e Republikës së Kosovës në botë”, me Novak Djokovic?

Në maj, kur situata ishte e tensionuar në veri të Kosovës, Djokovic, i cili po garonte në French Open, shkroi te një kamera: “Kosova është zemra e Serbisë. Stop dhunës.” Federata e Tenisit e Kosovës e akuzoi asokohe se ka kontribuar në rritjen e tensioneve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës pas deklaratave të tij.

Në vitin 2008, Djokovic iu drejtua një mitingu të madh në Serbi në një video-mesazh menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duke thënë se “Kosova është Serbi”. Më parë, i ka thënë gazetës Corriere della Sera në një intervistë se ai beson se Kosova “është zemra, është qendra e kulturës sonë, identitetit tonë, traditës sonë, fesë sonë” dhe se ai dëshiron të pagëzojë fëmijët e tij atje.

Djokovic ka duartrokitur një turmë në një lojë basketbolli midis Crvena Zvezda – Valencia ndërsa turma brohoriste “Kosovë, Serbi”.

Komentet kanë qenë të ashpra ndoshta se momenti viral vjen disa muaj pasi Rita u shfaq duke performuar me një flamur serb në Hungari, për të cilin tha se nuk e dinte se cilit shtet i përksite. Reagimet e ashpra vijnë për shkak të historisë së mbushur me konflikte dhe dhunë. Serbia është përgjegjëse për krime lufte ndaj popullit të Kosovës dhe ende nuk ka pranuar torturat e kryera.

Përsa u përket komenteve të njerëzve, në vijim gjeni një përmbledhje të tyre:

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50107 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE