Arbana Osmani largohet nga Top Channel? Reagon për herë të parë Xhemi Shehu

vovalbania November 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arbana Osmani largohet nga Top Channel? Reagon për herë të parë Xhemi Shehu

Xhemi Shehu, mikeshë e ngushtë me Arbana Osmanin ka reaguar pas lajmeve që përfiliten lart e poshtë se kjo e fundit nuk do të moderojë Big Brother Vip këtë edicion.

Në një postim në Vip Magazine, një ndjekës ka sugjeruar pikërisht Xhemi Shehun për të zënë vendin e Arbanës në BBV 3.

Kjo e fundit i është përgjigjur duke thënë se nuk do e bëntë dot edhe sikur t’ia propozonin për ta drejtuar këtë format.

Deri më tani janë disa emra që përfliten për të zëvendësuar Arbanën e cila tashmë pritet të vijë në treg edhe si sipërmarrëse me restorantin e saj në kryeqytet.

Megjithatë vetë Arbana ka deklaruar vitin e kaluar se ka marrë garanci nga CEO i Top Channel, Lori Hoxha se asnjë edicion i Big Brother Vip nuk do të bëhet pa atë moderatore.

Të njëjtat zëra u përhapën edhe një vit më parë, pikërisht se Arbana do të largohej nga Top Channel, por e gjitha rezultoi një fushatë e mirë për programin duke mbajtur publikun të mbërthyer deri në momentin e fundit.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50316 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE