Habit banorja e BBV Kosova, tregon se Luiz Ejlli është takuar me Genën pas reality show-t: “Në këtë foto s’ishte Kiara…”

vovalbania November 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Habit banorja e BBV Kosova, tregon se Luiz Ejlli është takuar me Genën pas reality show-t: “Në këtë foto s’ishte Kiara…”

Konkurentja e “Big Brother Vip Kosova”, Shqipe Hysenaj së fundmi teksa po bisedonte me Albana Vukaj ka bërë disa deklarata të forta për Luiz Ejllin.

Me bindje ajo tha që këngëtari ka pasur diçka me Genën përpara se të bëhej pjesë e “BBV”, ndërsa shtoi se e ka takuar atë sapo ka dalë nga spektakli.

“Luizi ka pasur diçka tjetër jashtë që pastaj edhe kur ka dalë është takuar me atë tjetrën dhe ka qëndruar me Genën. Kur doli nga bigu ky i ngeli nga mbrapa asaj mesa di unë. Ky kishte diçka me të dhe këtë unë e di të sigurtë.”– tha banorja.

Për të mos mjaftuar sipas Shqipes Gena ishte ajo që takoi mamin e Luizit në foton që disa muaj më parë bëri xhiron e rrjetit dhe më pas Kiara veshi një xhaketë xhins për tu dukur se ishte ajo.

“A e mban mend që doli një foto me nënën e tij, ishte kjo nuk ishte ajo tjetra. Pastaj kjo mbasdite veshi atë xhaketën xhins që dukej sikur ishte kjo. Mashtrimet e tyre. Populli i ka qef, po të rrish shumë me një person do ndodhi diçka sepse s’ke jo përfitimet e gjërat. Por diçka që ta bësh ta bësh me zemër dhe mos ta bësh për njerëzit.”– u shpreh Shqipja.

Megjithatë çifti nuk kanë reaguar akoma rreth këtyre deklaratave, ndërsa kujtojmë që gjatë qëndrimit në “BBV”, Luizi shpesh herë ka treguar se ka një marrëdhënie të mirë me Jurgenën e cila gjithashtu i menaxhonte rrjetet sociale këngëtarit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49291 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE