Shtëpia e Bardhë me strategji për të luftuar islamofobinë!

vovalbania November 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shtëpia e Bardhë me strategji për të luftuar islamofobinë!

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden po përgatitet të njoftojë zhvillimin e një strategjie kombëtare për të luftuar islamofobinë. Kjo në kohën kur po përballet me skepticizëm nga komuniteti mysliman në SHBA për mbështetjen e ofruar ndaj sulmit ushtarak të Izraelit në Gaza.

Lidhur me strategjinë, Shtëpia e Bardhë duhej të njoftonte javën e kaluar kur Biden u takua me liderët myslimanë, por njoftimi u shty për shkak të shqetësimeve të komunitetit mysliman amerikan se administrata ka mungesë besueshmërie nisur nga mbështetja ndaj ushtrisë së Izraelit që po sulmon militantët e Hamasit.

Prej muajsh është paralajmëruar strategjia kundër islamofobisë e pritet të marrë kohë që të formalizohet, siç ndodhi edhe me dokumentin për antisemitizmin.

Sulmet kundër hebrenjve dhe myslimanëve janë rritur në SHBA, por edhe në vende të tjera, që nga sulmet e Hamasit ndaj qyteteve jugore të Izraelit, më 7 tetor, duke vrarë mbi 1.400 persona dhe qindra të tjerë u morën pengje. Pas sulmeve të befasishme të militantëve palestinezë, Izraeli është kundërpërgjigjur duke u zotuar se do të përdorë forcën për të “shkatërruar” Hamasin.

Një prej sulmeve në SHBA kundër myslimanëve ishte vrasja e 6-vjeçarit, Wadea Al-Fayoume dhe plagosja e nënës së tij. Prokurorët amerikanë thanë se “ky sulm u nxit nga islamofobia”. Biden deklaroi:

Ky akt i tmerrshëm i urrejtjes nuk ka vend në Amerikë dhe është në kundërshtim me vlerat tona thelbësore: lirisë për të mos pasur frikë se si lutemi, në çfarë besojmë dhe kush jemi.

Në mesin e komunitetit mysliman në SHBA pati dakordësi mbi nevojën e një strategjie për të luftuar islamofobinë. Lufta Izrael-Hamas e ka bërë edhe më të ndërlikuar njoftimin për këtë strategji. Një burim shtoi se administrata Biden dëshiron t’i mbajë të ndara këto dy çështje, por grupet myslimane amerikane i shohin të lidhura.

Gjatë takimit të javës së kaluar me një grup të vogël klerikësh fetarë, zyrtarët e administratës Biden sugjeruan se po punohet për strategjinë kundër islambofobisë. Por, komuniteti mysliman ka kërkuar që presidenca amerikane të jetë më agresive për të dënuar krimet që shënjestrojnë myslimanët dhe arabo-amerikanët.

Grupet e myslimanëve në SHBA janë zemëruar me deklaratën e Biden-it, i cili tha se nuk ka “besim” në shifrat e viktimave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë në Gazë pasi ky dikaster udhëhiqet nga grupi militant Hamas.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50219 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE