Në kërkim për vrasjen e biznesmenit Shkëlzen Kastrati, arrestohet në Fushë-Krujë, Elmir Tufa

vovalbania November 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në kërkim për vrasjen e biznesmenit Shkëlzen Kastrati, arrestohet në Fushë-Krujë, Elmir Tufa

Forcat operacionale speciale, kanë arrestuar sot në Fushë Krujë, 31 vjeçarin Elmir Tufa i cili ishte shpallur në kërkim prej më shumë se dy vitesh pasi gjykata e Fierit i ka caktuar masën “arrest me burg” për vrasjen me paramendim të biznesmenit Shkëlzen Kastrati, ngjarje e ndodhur në 1 shkurt të vitit 2021.

Mësohet se forcat operacionale kanë pasur informacion se i riu në kërkim po lëvizte në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë dhe kanë ndërhyrë për arrestimin e tij. Në pamjet e publikuara shihet momenti i arrestimit të Elmir Tufës nga forcat speciale.

 “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me ato të Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimin, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shumëkërkuar nga Policia, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Lokalizimi”. Si rezultat i këtij operacioni, në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, ditën e sotme, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi E. T., 31 vjeç, banues në Tiranë”- njofton policia.

Si ndodhi ngjarja?

Shkëlzen Kastrati u ekzekutua me dy plumba, njërin prej tyre në kokë, paraditen e 1 shkurtit, në fshatin Sheq në Fier brenda makinës së tij. Ai ka qenë në lëvizje me makinë, është qëlluar nga një person nga një makinë tip ‘Range Rover’. Kastrati ka ecur disa metra duke u përplasur me një makinë tjetër që po kalonte aty.Të gjitha hetimet janë përqendruar tek hakmarrja, për shkak të së kaluarës së tij dhe të vëllait. Pse grupi hetimor ka dyshime për një hakmarrje? 5 vite më parë është tentuar të vritet në atentat Klemend Kastrati, vëllai i Shkëlzenit. Nga ajo ngjarje humbi jetën Denis Kasaj nga Vlora, kurse Klemendi u plagos. Eliminimi i tij ishte për hakmarrje pasi nga hetimet e kryera në atë kohë ka rezultuar se Klemend Kastrati ishte i implikuar në një plagosje të vitit 2008, për shkak të një sherri makinash, por ai u dyshua dhe për një vrasje të ndodhur në vitin 2012. Shkëlzen Kastrati u ekzekutua kohën kur po shkonte në lokalin e tij në Sheq, lëvizje që e kryente çdo ditë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49387 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE